Informacion i mirë për shëndetin

Ein Wegschild, welches in zwei verschiedene Richtungen zeigt.

Informacioni i mirë shëndetësor është një parakusht i rëndësishëm për shëndetin. Ai kuptohet lehtë dhe pa njohuri paraprake, dhe ndihmon për të vlerësuar më mirë avantazhet dhe disavantazhet e masave ose të terapive shëndetësore. Kështu do të jeni në gjendje të merrni vendime për shëndetin tuaj që u përshtaten qëllimeve dhe vlerave tuaja personale.

Kriteret për informacion të mirë shëndetësor

Ka kritere cilësie për informacionin e mirë shëndetësor. Këto kritere zbatohen për informacionin e shkruar, konsultën me mjekun, faqet e internetit, videot, aplikacionet dhe formatet audio si radio ose podkastet.

Kushtojuni vëmendje pikave si më poshtë:

  • Informacioni është shkruar në një gjuhë të thjeshtë dhe të kuptueshme.  
  • Përdoren informacione të përditësuara nga kërkimet shkencore dhe mjekësore (p.sh. studime).
  • Tregohet data kur është krijuar përmbajtja. 
  • Merren parasysh dallimet në moshë dhe gjini.
  • Përmbajtja paraqitet në mënyrë neutrale dhe realiste (pa reklama).
  • Informacioni dhe rekomandimet janë të ndara qartë.
  • Emërtohen pasiguritë.
  • Përfitimet dhe rreziqet ose avantazhet dhe disavantazhet e një mase shëndetësore ose mjekësore (p.sh. ekzaminimet, trajtimet) paraqiten në mënyrë të balancuar dhe të kuptueshme. 
  • Tregohen metoda dhe alternativa të ndryshme trajtimi.
  • Numrat paraqiten qartë përmes grafikëve ose krahasimeve. Rreziqet shprehen në terma absolute dhe ka standarde të arsyeshme (p.sh. 1 në 1000).
  • Tregohet se kush e ka shkruar informacionin shëndetësor.
  • Burimet, pra nga vjen informacioni, janë të dukshme. 

Informacioni shëndetësor që plotëson plotësisht të gjitha kriteret do të ishte dhe ideali, por më tepër është përjashtim. Orientohuni nga fakti nëse shumica e pikave të listuara më sipër janë përmbushur ose nëse kanë marrë përgjigje ato pyetje që janë veçanërisht të rëndësishme për ju.